Flash News

KRYESORE

U vra për hesapet e vjetra të babait, Avni Majollari asnjë kërkesë për në varrimin e Marjos

U vra për hesapet e vjetra të babait, Avni Majollari asnjë

Ndonëse u vra për hakmarrjet e vjetra të babait, i cili e kishte braktisur që kur ishte vetëm 2 vjeç, Avni Majollari nuk ka paraqitur deri tani asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e të birit, Marjo Majollari.

28-vjeçari u ekzekutua mbrëmë me 4 plumba mbrëmë në zonën e Kinostudios me 4 plumba dhe pista kryesore e hetimit të policisë është hakmarrja. Babai i Marjos, Avni Majollari ka vrarë dy persona në vitin 2000, Ilir Gjuzin dhe Armando Nelaj.

Policia sqaroi sot një ditë pas vrasjes se autori i vrasjes është identifikuar si Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i cili është vëllai i Ilir Gjuzit.

Megjithatë, Avni Majollari nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e të birit, për shkak të konflikteve me familjen e ish-gruas.

Kujtojmë se Avniu ishte divorcuar me nënën e Marjos që kur ai ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa i riu e kishte parandjerë rrezikun e hakmarrjes dhe kishte kërkuar vitet e fundit azil në Suedi. Kjo e fundit e kishte refuzuar.

Të fundit