Flash News

KRYESORE

U zgjodh sot kryeprokurore e përkohshme, kush është Arta Marku

U zgjodh sot kryeprokurore e përkohshme, kush është Arta Marku

Arta Marku u zgjodh sot nga mazhoranca kryeprokurore e përkohshme, duke zëvendësuar Adriatik Llallën. Po kush ështe Arta Marku?

Arta Marku, 41 vjeçe është me origjinë nga Puka, e diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2001.

Deri ditën e djeshma Arta ishte me detyrë dje zv/prokurore e Shkodrës është nga sot Kryeprokurorja e re e Republikës. Ajo do të jetë e përkohshme në këtë detyrë, në afat të pacaktuar deri në zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë.

Arta Marku ka 15 vite punë si prokurore në Rrethin e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, si shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës/drejtuese e prokurorisë deri në 2016. Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, sot kryetar i Komisionit të Ligjeve.

 

Të fundit