Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
U zgjodh nga Meta si anëtar i Kushtetueses/ Vijon vetting-u për ish-prokurorin Muçi, sot para Kolegjit të Apelimit
Sot gjyqtari Besnik Muçi ka dalë përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), pas ankimimit nga Komisioneri Publik të vendimit të Shkallës së Parë të Vettingut.
Për Muçin, ish-prokuror i Krimeve të Rënda pretendohet se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë ai e ka quajtur të pabazuar akuzën dhe ka dorëzuar prova të reja.
Po ashtu po merret në shqyrtim edhe një raport sekret
i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pasi pretendohet se Muçi ka pasur kontakte me persona që kanë probleme me drejtësinë.
Muçi ka deklaruar se vetëm pas raportit të DSIK ka mësuar se shtetasi A. L., që është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Tiranë dhe që i kishte vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”, ka qenë i përfshirë në një procedim penal.
“Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi.
Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.
Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale.
Unë këtë e kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj”, deklaroi Muçi, raporton BW.
Kujtojmë se Muçi u përzgjodh nga presidenti Ilir Meta për të plotësuar një nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese.