Flash News

KRYESORE

U zhduk para 8 ditësh, 31 vjeçari i pajetë gjendet

U zhduk para 8 ditësh, 31 vjeçari i pajetë gjendet

Një 31-vjeçar është gjetur i pa jetë ditën e sotme në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë.

Sipas policisë, viktima është identifikuar me inicialet  G.S., banues në Tiranë. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Policia njofton se 31-vjeçari  ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1,  është gjetur i pajetë shtetasi  G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte  shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të fundit