U zhduk teksa luante me fëmijët, 3-vjeçari: Isha me një ari

Një 3-vjeçar gjet i gjallë pas disa ditësh, pasi u zhduk nga oborri i gjyshes. Ai deklaroi se gjatë atyre ditëve kishte qenë duke jetuar me një ari.

Casey Hathaway ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë të martën, kur u zhduk nga oborri i gjyshes së tij në një zonë rurale në lindje të Karolinës Veriore. Vogëlushi u gjet i gjallë pas dy ditësh kërkime intensive.

Halla e  Casey, Breanna Hathaëay, raportoi në një postim në Facebook se nipi i saj ishte në shtëpi, i shëndetshëm dhe i qeshur. Më tej ajo u shpreh:  “Casey më tha që qëndroi me një ari për dy ditë,”-tha Hathaway. “Zoti i dërgoi atij një shok që ta mbronte. Mrekullitë ndodhin.”

Në një post tjetër, Hathaway shtoi se Casey i pëlqen të shikojë “Masha and the Bear”, një shfaqje rreth një vajze që jeton në pyll me një ari, i cili e mbron.

Policia tha të enjten se ku u gjet djali ishte i lagur, i ftohtë dhe ishte ngatërruar në hardhi, por nuk kishte lëndime serioze.