Flash News

KRYESORE

Uashingtoni urdhëron mbylljen e konsulatës së Rusisë në San Francisko

Uashingtoni urdhëron mbylljen e konsulatës së Rusisë në

SHBA-ja i ka dhënë deri të shtunën kohë Rusisë për të mbyllur konsulatën e përgjithshme në San Francisko si dhe dy anekse të shërbimeve të saj, në Uashington dhe Nju Jork, si përgjigje ndaj reduktimit drastik të personelit të përfaqësimit diplomatik amerikan në Rusi.

Në një komunikatë të publikuar të enjten, departamenti amerikan i Shtetit garanton se kërkon t’i japë fund rrethit vicioz që nuk pushon së përkeqësuari marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë, si dhe shpreson se ky vendim nuk do të sjellë reprezalje të reja.

Reduktimi drastik i 755 diplomatëve dhe punonjësve, rusë apo amerikanë të ambasadës dhe të konsullatave amerikane u vendos në fund të korrikut nga Vladimir Putin si përgjigje ndaj sanksioneve të Uashingtonit.

 

 

 

 

Të fundit