Flash News

KRYESORE

UCL: Bayern shkatërron Tottenham-in, Juve tris ndaj Leverkusenit

UCL: Bayern shkatërron Tottenham-in, Juve tris ndaj Leverkusenit

Kjo ishte një ndeshje që shkoi sa hap e mbyll sytë për Tottenham-in. Një minutë përpara mbylljes së pjesës së parë, “Spurs-at” po barazonin 1-1 dhe në fund të minutës së 55-të, po mundeshin 4-1. Një sezon me pakënaqësi mistifikuese sapo u bë edhe më keq.

Më fund të takimit, Bayern Munchen kishte shënuar 7 gola dhe fansat gjermanë nuk mund t’i kursenin talljet.

“Futbolli po vjen në shtëpi” këndonin ata dhe edhe pse kjo do të thotë pak për trajnerin e Tottenham-it, Mauricio Pochettino, madhësia e problemit të tij në ekip nuk ka nevojë fare për sqarim.

Çfarë kjo do të thotë për Pochettino-n në kohëzgjatjen afatshkurtër është ende e paqartë. Por kjo humbje sigurisht që ia nxin faqen dhe e vë në siklet të madh. Nuk ka fjalë me nënkuptime, specialiteti i tij në konferenca shtypi në këtë sezon, që mund ta mbuljnë

Anglezët shënuan vetëm 2 gola, ndërsa ylli i sfidës ishte Serge Gnabry, ish lojtari i Arsenalit, i cili realizoi 4 rrjeta.

Në ndeshjet e tjera, Juventusi ka mposhtur 3-0 Leverkusenin (me gola të Higuain, Bernardeschi dhe Ronaldo), City 2-0 me Dinamon e Zagrebit, Atletico Madridi 2-0 me Lokomotivën e Moskës dhe PSG 1-0 me Galatasarayn.

Të fundit