Flash News

KRYESORE

“Udhëheqja e vërtetë”, Yuri Kim ‘bekon’ bashkëpunimin e politikës shqiptare kundër COVID-19

“Udhëheqja e vërtetë”, Yuri Kim ‘bekon’

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim e quajti “udhëheqje të vërtetë” mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ajo i thuri elozhe bashkëpunimit të Presidentit, Kryeministrit dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. “E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse të shoh Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID19. Udhëheqja e vërtetë”, shkruan Kim.

Në një njoftim, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se ka kërkuar në mbledhje të rriten testimet, duke argumentuar përfitimet e qytetarëve. “Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme”, shprehet Basha.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1250519408721747972

Të fundit