Flash News

KRYESORE

Udhëhoqi doktoraturë plagjiaturë? Edmond Panariti e pranon: Pakujdesi në citimin e burimit të një materiali

Udhëhoqi doktoraturë plagjiaturë? Edmond Panariti e pranon:

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka mohuar se doktoratura e udhëhequr prej tij e Doktores së Shkencave, Marsela Korçari është plagjiturë, por se ka pasur thjeshte nje pakujdesi ne citimin e burimit te nje materiali.

Teksa i përgjigjet akuzave të Taulant Mukës, Panariti pohon se fton "inkuizitoret" dhe të gjitha mediat të shkojmë sebashku në laboratoret e analizave toksikologjike të Institutit të Veterinarise dhe të shohim se si zbatohen dhe vihen në veprim gjetjet dhe teknologjia e matjeve te biotoksinave të pershkruara në tezen e disertacionit të kësaj zonje të nderuar.

Peshtyma shpifese e hedhur pa kursim mbi Dr. Marsela Korcarin nje zonje e nderuar, fisnike dhe kerkuese serioze për gjoja "plagjiature" , të tezes së disertacionit nuk e zbeh faktin se produkti i punes së saj kerkimore, sot është në sherbim të panderprere të prodhuesve të midhjeve dhe parandalon në mënyrë të efekteshme te shqiptarët helmimet nga to. Një pakujdesi në citimin e burimit të referimit të një materiali të integruar në pjesen teorike të punimit, nuk ju jep të drejtën zoterinj "inkuizitore" ta poshteroni ate publikisht duke e klasifikuar punimin si plagjiature ! Ky eshte një TURP...! I ftoj "inkuizitoret" dhe të gjitha mediat të shkojmë sebashku në laboratoret e analizave toksikologjike të Institutit të Veterinarise dhe të shohim se si zbatohen dhe vihen në veprim gjetjet dhe teknologjia e matjeve te biotoksinave të pershkruara në tezen e disertacionit të kësaj zonje të nderuar. Zonja Korçari, kontriboi me nje produkt konkret të prekshem dhe efektiv në ruajtjen e shendetit te shqiptareve. Tani mbetet qe inkuizitoret të na provojne se çfarë kontributi japin ata për ruajtjen e shendetit te njerezve tane”, pëfundon ai.

Teza e doktoraturës së Korçarit ka 76 faqe dhe sipas reagimit të Mukës, 19 faqe janë të kopjuara.

Gjatë këtyre ditëve janë denoncuar disa deputetë dhe politikanë të njohur se kanë bërë plagjiaturë në punimet e tyre. Midis tyre përmendim: Blerina Gjylameti, Ogerta Manastirliu, Mimi Kodhelin, Ervin Demon dhe Monika Kryemadhin.

Të fundit