Flash News

KRYESORE

Udhëhoqi për tri dekada, ndahet nga jeta ish-presidenti i Zimbabve

Udhëhoqi për tri dekada, ndahet nga jeta ish-presidenti i Zimbabve

Është ndarë nga jeta ish-presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe.

Ish-lideri që drejtoi vendin për tri dekada rresht ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në një spital në Singapor, ku ai ishte shtruar që prej muajit prill.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë familjarët e Mugabe.

Robert Mugabe fitoi zgjedhjet e para pas pavarësisë dhe u zgjodh kryeministër në vitin 1980. Në vitin 1987 ai e shfuqizoi postin e kryeministrit duke u bërë president, deri sa u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak në nëntor 2017.

Të fundit