Flash News

KRYESORE

“Udhëtime me charter me Edmond Begon”, deputeti ‘përplas’ Ballën me Albcontrol

“Udhëtime me charter me Edmond Begon”, deputeti

Pas padisë së ngritur ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ironizon deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit u akuzua se ka udhëtuar disa herë me charter me biznesmenin Edmond Bego, i dënuar si trafikant droge.

Vasili publikon paralelisht deklaratat e Ballës, kur i përgjigjet Salianjit, dhe i thekson se të dhënat për udhëtimet e tij jashtë vendit i gjen te Albcontrol. Ndërkohë, ky i fundit e heq përgjegjësinë ndaj këtij informacioni dhe saktëson se nuk disponon të dhëna të tilla për pasagjerët.

Reagimi i plotë:

Ç'hall e cmendi Albkontrollin qe ngaterron Ballën me Salianjin!?

Ky Taulant Balla i kerkon deputetit Ervin Salianji qe t'i drejtohet Albkontrollit qe te marre informacion.

Albkontrolli i partise sqaron se nuk disponon hiç te dhena te ketij lloji.

Po pse cmendet Albkontrolli dhe nuk i drejtohet Balles qe e permendi,por ja fusin kot fare dhe i drejtohen Salianjit qe nuk e zuri fare Albkontrollin me goje,por sistemin TIMS.

Lexojeni vete kete idiotesi kolektive te qeverise.

Ja c'thote Balla:

"Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera😂. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!

Ja cfare thote Balluku:

#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.#

Ja cfare thote Salianji:

"Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:

1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega."

Të fundit