Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Udhëtimet me ‘charter’; Balla i mohon, Salianji i publikon datat: Po me trafikantin e dënuar, pse ke udhëtuar 25 herë jashtë vendit?
Replikat midis Taulant Ballës dhe Ervin Salianjit kanë vijuar në rrjetet sociale. Deputeti demokrat denoncoi Ballën se ka shpenzuar 600 mijë euro për udhëtimet me ‘charter’ me Edmond Begon, një ish-i dënuar për trafik droge, ndërkohë që socialisti i mohon akuzat.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS thotë se informacioni është në Albcontrol dhe se ai nuk ka udhëtuar 18 herë me ‘charter’ (avion i vogël privat). Ai paralajmëron një tjetër padi për shpifje ndaj Salianjit.
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë”, shkruan Balla.
Por Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur duke publikuar të gjitha datat e udhëtimeve të Ballës me ‘charter’. Deputeti demokrat kërkon gjithashtu shpjegime nga kolegu socialist për udhëtimet e shpeshta që ka bërë jashtë vendit me Begon.
Reagimi i Ervin Salianjit:
Lidhjet me krimin nuk i fshihni dot me fotomontazh!
Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!
E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdrorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?
07.09.2013, ora 11.54
08.12.2014, ora 12.23
26.12.2014, ora 08.54
26.12.2014, ora 16.31
28.11.2016, ora 21.18
10.10.2016, ora 23.39
06.09.2016, ora 13.12
28.11.2016, ora 10.34
10.10.2016, ora 06.36
23.10.2017, ora 12.42
24.10.2017, ora 22.25
19.03.2018, ora 17.42
20.03.2018, ora 18.07
26.04.2018, ora 17.43
Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!
Sna the gje, po me trafikantin e denuar te droges Edmond Bego, pse ke udhetuar 25 here jashte vendit?
Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!