Flash News

KRYESORE

Udhëtimi mund t`ju bëjë më të lumtur sesa martesa - e thotë dhe studimi

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me asgjë tjetër përveç çantës së shpinës apo të bëni një rezervim në një hotel luksoz: të gjitha përvojat e udhëtimeve ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj dhe ju japin një forcim të rëndësishëm endorfinës. Për disa njerëz, gëzimi që udhëtimi sjell, mund të tejkalojë ngjarje të tjera të rëndësishme në jetën e tyre, siç është martesa apo pasja e fëmijëve.

Dhe hulumtimi i realizuar nga Booking.com konfirmoi që njerëzit vlerësojnë udhëtimet aq shumë saqë madje kryesuan listën e gjërave që u sjellin atyre më shumë lumturinë në jetë!

Udhëtimi ju jep një nxitje të menjëhershme të lumturisë

Për të marrë rezultatet e duhura, Booking.com intervistoi 17,000 njerëz që vinin nga 17 vende në mënyrë që ata të mund të merrnin sjellje dhe mendime më të larmishme ndaj udhëtimeve. Të anketuarit konfirmuan që shumë pak gjëra mund të zëvendësojnë shkuarjen në pushime kur bëhet fjalë për lumturinë. Për shembull, 77% e njerëzve thanë se ata rezervojnë pushime kur duan të ndriçojnë menjëherë humorin e tyre.

Udhëtimi mund të sjellë më shumë lumturi sesa ngjarje të tjera të rëndësishme

Pjesa më intriguese e këtij studimi është se njerëzit pretenduan se ata vlerësojnë udhëtimin më shumë sesa ngjarjet e tyre të rëndësishme. 49% e të anketuarve thanë që ndjejnë një nivel më të madh të lumturisë kur planifikuan dhe shkuan me pushime sesa në ditën e dasmës së tyre!

Pothuajse gjysma e personave të intervistuar thanë që të shkosh në një takim me partnerin e tyre nuk i ngre ata lart emocionalisht aq sa e bën udhëtimi. 45% pohuan se të fejuarit nuk u dhanë atyre dhe aq një nxitje emocionale siç e bëri udhëtimi. Edhe të kesh një fëmijë nuk u siguron 29% të të anketuarve mjaftueshëm një nxitje të endorfinës!

As blerja e gjërave nuk mund t`ju ofrojë kaq gëzim

Doli gjithashtu se njerëzit vlerësojnë përvojat e reja më shumë sesa të posedojnë shumë gjëra materiale. 70% e të anketuarve thanë që shkuarja me pushime u jep atyre kënaqësi që zgjasin më shumë sesa lumturia që ata marrin nga blerja e gjërave.

Duket sikur njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë rehatinë e tyre për hir të përvojave të reja të udhëtimeve. Për shembull, 56% e të anketuarve më mirë do të shkonin me pushime sesa të blinin rroba dhe 48% e tyre janë të gatshëm të shtyjnë blerjen e gjërave të reja për shtëpinë, vetëm për të vizituar vendet e reja.

Madje edhe vetë planifikimi i pushimeve e përmirëson mirëqenien tonë emocionale

Çuditërisht, për 72% të të anketuarve, mjafton të filloni të planifikoni pushime për t'u ndier më të lumtur. Për shembull, 80% ndjehen më të ngazëllyer kur shikojnë vetëm një hartë dhe zgjedhin vendet që dëshirojnë të vizitojnë.

6 nga 10 të anketuarit ndiejnë një nxitje emocionale kur lexojnë "reviews" në hotel dhe imagjinojnë udhëtimet e tyre në të ardhmen. Sidoqoftë, asgjë nuk mund të zëvendësojë blerjet: më shumë se gjysma e të anketuarve pretenduan se blerja e rrobave për pushime ishte një nga ngritësit më të mëdhenj të humorit!

A mund të lidheni me rezultatet e studimit? A keni pasur ndonjëherë një përvojë udhëtimi që ndryshon jetën? Ndani tregimet tuaja në komente!

Të fundit