Flash News

KRYESORE

Udhëtoni përmes historisë, traditës dhe natyrës së bukur të Mirditës

Një vizitë në zonën e Mirditës është njëherësh udhëtim përmes historisë, traditës dhe natyrës së mrekullueshme. Zona e Mirditës përpos gjithë potencialit historik dhe kulturor që të ofron, të jep mundësinë të njihesh me traditat e zonës të ilustruara më së miri nga një grup i caktuar që është vënë në shërbim të turistëve.

Pallati i Kulturës “Mirdita” e ka kthyer në traditë të përvitshme tashmë “Mirditën trustike”, ku nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ofrohet shijimi i natyrës, riteve të bukura të dasmës vendase, ku inskenohet i gjithë rituali, nga ardhja e krushqve, tek nxjerrja e ujit nga pusi, të gjitha këto të shoqëruara nga këngët më bukura të zonës.

Përpos njohjes me kulturën dhe traditat e zonës, ka shumë vende atraktive që mund të vizitosh në Mirditë, mjafton të marrësh rrugën e të udhëtosh për afro  një orë  larg kryqytetit për tu njohur me bukuritë dhe autenticitetin e kësaj zone plot hijeshi.

Të fundit