Flash News

KRYESORE

Udhëtonte me 212 km/orë në autostradë, policia ndalon 24-vjeçarin

Udhëtonte me 212 km/orë në autostradë, policia ndalon

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një drejtues automjeti i cili po udhëtonte me një shpejtësi tejet të madhe.

“Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetëvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Pavarësisht se 24 vjeçari H.N, nga Tirana drejtonte një automjet Benz 320, kjo sdo të thotë se makina luksoze duhet të fluturojë, e të rrezikojë jetën e përdoruesve të rrugës”, thotë policia e shtetit në rrjetin social Facebook.

Të fundit