Flash News

KRYESORE

UEFA Champions League, finalja e 2020-ës do të zhvillohet në Stamboll

UEFA Champions League, finalja e 2020-ës do të zhvillohet në

Finalja e ‘Champions League’ për sezonin 2019-2020 do të zhvillohet në stadiumin "Ataturk" të Stambollit.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme në Kiev, dy ditë para finales së madhe mes Liverpool-it dhe Realit të Madrid-it.

UEFA gjithashtu ka caktuar edhe orarin për “EURO 2020”, i cili do të fillojë më 12 qershor 2020 në stadiumin "Olimpico" në Romë.

Ndërkohë mbyllja do të zhvillohet në stadiumin "Wembley" në Londër më 12 korrik, duke nisur nga ora 21:00.

Të fundit