Flash News

KRYESORE

UEFA dënon zyrtarisht Skënderbeun, 10 vite përjashtim dhe 1 milion euro gjobë

UEFA dënon zyrtarisht Skënderbeun, 10 vite përjashtim dhe 1

Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka zyrtarizuar sot dënimin për ekipin e Skënderbeut. Sipas dënimit, klubi korçar përjashtohet për 10 vite nga kupat e Europës si dhe gjobitet me një milionë euro.

Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 21 mars të këtij Komisioni, ndërkohë që është bërë zyrtar ditën e sotme. Sipas vendimit, Skënderbeu duhet të paguajë gjobën brenda 90 ditëve nga komunikimi zyrtar i tij.

Gjithsesi, ekipi i Skënderbeut ka të drejtën e apelimit të këtij vendimi, fillimisht në Komisionin e Apelit të UEFA-s, e më pas në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, CAS.

Dënimi i Skënderbeut erdhi pas akuzave për trukim ndeshjesh.

Të fundit