Flash News

KRYESORE

UEFA e fut në short; Partizani me pushime, pa trajner dhe lojtarë

UEFA e fut në short; Partizani me pushime, pa trajner dhe lojtarë

Situata në klubin i kuq nuk duket optimiste pasi përgatitjet nuk kanë filluar ende ndonëse ndeshja e parë e Ligës së Europës do të luhet në fund të muajit qershor.

As emërimi i Olsi Ramës si Drejtori i Përgjithshëm i klubit nuk po u sjellë fat ‘Demave të Kuq’. Pas pezullimit të Skënderbeut, Partizani ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e para-eliminatoreve të Ligës së Europës.

Megjithatë, situata brenda kampit të kuq nuk duket të jetë aq optimiste pasi drejtuesit e klubit dhe lojtarët vijojnë të jenë me pushime, ndërsa e ardhmja e trajnerit Klevis Dalipi është në dyshim. Edhe lojtarët duken të paqartë për të ardhmen, teksa mbrojtësi Blerim Kotobelli, kapiteni Idriz Batha dhe mesfushori Lorenc Trashi kanë shprehur dëshirën për tu larguar nga ‘Demat e Kuq’ për të vijuar karrierën e tyre në klube europiane.

Pritet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës nga drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama, i cili erdhi me shumë bujë dhe projekte në Janar por deri tani ata kanë mbetur vetëm në letër.

Të fundit