Flash News

KRYESORE

UEFA/ Francë – Shqipëri do të gjykohet nga një treshe spanjolle

UEFA ka përcaktuar arbitrat të cilët do të gjykojnë përballjen e 7 shtatorit Francë Shqipëri në Paris.  Ata janë treshja spanjolle Gil Manzano, Diego Barbero Sevilja dhe Angel Nevado Rodrigez.

Gjyqtari kryesor, Manzano është një ndër më të preferuarit në La Liga. Ai bën pjesë në sistemin e arbitrave të FIFA-s që prek 2014-ës. Kulmi i tij mbetet finalja e kupës së Spanjës në 2018 mes Sevijas dhe Barcelonës e cila u mbyll 0-5.

 

Manzano ka gjykuar ndeshje të mëdha si “El Clasico”. Por vendimet e tij kanë sjellë polemika. Barcelona ka pasur pakënaqësi, teksa edhe Pike u ankua publikisht ndaj tij, si një person që mbron interesat e madrilenëve.

Arbitrat

Gjyqtar kryesor: Gil Manzano

Asistentë: Diego Barbero Sevilja ; Angel Nevado Rodrigez

Gjyqtar i katërt: Hoze Maria Sançez

Delagatë: Janiz Mezeçkis

Të fundit