Flash News

KRYESORE

UEFA: Inspektorët që kanë hetuar klubin e Skënderbeut janë kërcënuar me jetë

UEFA: Inspektorët që kanë hetuar klubin e Skënderbeut

UEFA ka njoftuar se dy inspektorët që kanë kryer hetimin për klubin e Skënderbeut, Karl Dhont dhe Migel Lietard Fernandez-Palasio janë kërcënuar me jetë nga persona anonimë.

“Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime të vdekjes, me sa duket kishin për qëllim t’i trembnin ata dhe t’i ndalonin ata të kryenin punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Gjithashtu bëhet e ditur se u njoftua edhe Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili deklaroi “ne kurrë nuk do të lejojmë që stafi i UEFA-s që punon në këto çështje, ose ndonjë çështje tjetër, t’i nënshtrohet kërcënimeve apo frikësimeve nga ndonjë palë e tretë. Ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës, duke përfshirë 100 për qind mbështetje personale nga unë”.

Të fundit