Flash News

KRYESORE

UEFA miraton buxhetin, Shqipëria mund të përfitoj miliona nëse kualifikohet në Europian

UEFA miraton buxhetin, Shqipëria mund të përfitoj miliona

Sot në Sllovaki u mbajt Kongresi i UEFA-s, ku u miratuar buxheti i ri për kompeticionet si dhe projektet e ndryshme të futbollit që do të mbahen në Europë.

Institucioni më i lartë i futbollit europian, ka miratuar një fond prej 14.1 mln eurosh për 4 vite, për projektin “HatTrick IV” i cili synon nxitjen e investimeve në futbollin vendas të secilës federatë,

Një pjesë të këtyre mund t’i përfitoj Shqipëria nëse Kombëtarja do të arrij që të kualifikohet për në “Euro 2020”. Është vendosur që në krahasim me “Euro 2016” shuma e përfituar nga ekipet të jetë më e madhe.

Për çdo ekip pjesëmarrës do të akordohen 9.5 mln euro, ndërsa fitorja në fazën e grupeve do të shpërblehet me 1.5 milionë dhe barazimi me 750 mijë euro.

Në fazën e parë me eliminim direkt ku bëjnë pjesë 16 skuadra nga 24 të kualifikuarat, ose siç quhet ndryshe faza e 1/8, fitorja do të shpërblehet me 2 milionë euro, në çerekfinale me 3.25 mln euro dhe në gjysmëfinale me 5 mln euro.

Të fundit