Flash News

KRYESORE

UEFA miraton rregulla të reja, ndryshohet formati i "Champions League"

UEFA miraton rregulla të reja, ndryshohet formati i "Champions

Sot u mbajt në Romë, Kongresi i 43-të të UEFA-s, ku president u shpall sërish Aleksander Cerferin, duke qenë se nuk kishte asnjë emër tjetër në listën për kreun e futbollit europian.

Kështu, pas një periudhe 2-vjeçare në krye të UEFA-s, Ceferin merr një mandat të plotë 4-vjeçar.

Në kongresin e UEFA-s u miratuan dhe u propozuan disa ndryshime, ku siç ishte lajmëruar, duke nisur nga ky sezon në fazën e 1/8 në Champions League do të aplikohet sistemi VAR.

Së dyti, ekranet e VAR do të vendosen dhe në monitorët e stadiumit, kjo për ti krijuar mundësinë që edhe spektatorët të shohin vendimin e arbitrit në kohë reale duke qenë prezent në tribuna.

Madje kjo risi do të aplikohet në Serie A duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Pra, aplikimi do të nisë në kampionatet kombëtare në vendet europiane dhe më pas do të aplikohet në Champions League. Ndryshimi më i madhe pritet të ndodh në vitin 2024 ku Champions do të vij me një format ndryshe.

Nuk do të këtë më 8 grupe me nga 4 skuadra por do të jenë 4 grupe me 8 skuadra, një format i ngjashëm më Euroligën e Basketbollit. Gjithashtu nga ky vit, VAR jo vetëm do të shfaqet në monitorët e stadiumit por arbitri do të shpjegoj me zë edhe për publikun arsyet e vendimit të tij.

Të fundit