Flash News

KRYESORE

UEFA prish punë, Barcelona dhe Reali i marrin dy yje Guardiolës

UEFA prish punë, Barcelona dhe Reali i marrin dy yje Guardiolës

Pas përjashtimit për dy vite të Manchester City në kompeticionet europiane, Barcelona dhe Real Madridi po shfrytëzojnë mundësitë e tyre për të blerë lojtarë të Pep Guardiolës.

Raheem Sterling dhe Bernardo Silva janë dy nga lojtarët më të mirë të "Qytetarëve". Ata pritet të transferohen që në verë në La Liga. Barcelona e ka kërkuar me ngulm portugezin, ndërsa "Los Blancos" anglezin.

"Luaj me Ronaldon te kombëtarja dhe do të kisha shumë dëshirë të luaja me Messin, që të them që kam luajtur me dy më të mirët e historisë", ka deklaruar Bernardo Silva së fundmi.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2025.

Të fundit