Flash News

KRYESORE

UEFA publikon formacionin më të mirë për vitin 2017

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë për vitin 2017. Lojtarët që janë pjesë e këtij formacini kanë rezultuar si më të votuarit në faqen e internetit të UEFA-s.

Votuesit preferuan një formacion të skemës 4-3-1-2. Në portë u përzgjodh, Gianluigi Buffon. Mbrojtja përbëhet nga Dani Alves, Sergio Ramos, Chiellini dhe Marcelo. Në mesfushë janë De Bruyne, Kroos, Modriç dhe Hazard, me këtë të fundit që qëndron pas dyshes sulmuese Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Për portën, Buffon mori 333.604 vota. Nga mbrojtësit më i votuari  rezulton të jetë Sergio Ramos, me 588.315 vota ndërsa në mesfushë, Kevin De Bryne mori 416.679 vota. Ndërkohë në sulm, Lionel Messi e fitoi betejën me Cristiano Ronaldon, me 477.034 vota kundrejt 444.430 votave të portugezit.

Të fundit