Flash News

KRYESORE

UEFA publikon renditjen e skuadrave, ekipet shqiptare në rënie

UEFA publikon renditjen e skuadrave, ekipet shqiptare në rënie

UEFA ka publikuar ditën  e sotme renditjet e klubeve për sezonin 2018-2019, ku kryesinë e kanë marrë 13 herë kampionët e “Champions League”, Reali i madridit me plot 131 pikë.

Ndërkohë, vendin e dytë e ka zënë ekipi i Bayernit të Mynihut me 112 pikë.

Përveç ekipeve të mëdha evropiane, në listë janë renditur edhe ekipet shqiptare.

Shkëndija e Tetovës është pozicionuar në vendin e 161, vlerësim ky që nuk është arritur asnjëherë nga ekipet  maqedonase.

Tetovarët arritën të shkojnë deri në fazën e “Paly-Off” të Ligës së Europës, ku u eliminuan nga kundërshtari në dy ndesjet e zhvilluara.

Ekipet shqiptare të futbollit jo vetëm që nuk kanë rikuperuar pikë, por kanë pësuar një rënie dresatike.

Skuadra e Skënderbeut renditet e 150-ta duke humbur disa pozicione, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 201.

Partizani renditet në vendin e 317, pasur nga skuadra kurbinase, e cila pozicionohet në vendin e 338.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, renditet në vendin e 372-të. Ekipi durrsak i Teutës renditet në vendi 378, i pasuar nga Flamurtari në vendin e 379 dhe Prishtina në të 402.

Të fundit