Flash News

KRYESORE

UEFA: Rregulli i golit në fushë kundërshtare mund të hiqet

UEFA: Rregulli i golit në fushë kundërshtare mund të hiqet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të mblidhet ditën e nesërme në Romë, ku do të marret në shqyrtim heqja ose minimalisht ndryshimi i rregullit të golit në fushën kundërshtare.

Sipas gazetës gjermane "Kicker", ky  propozimin është bërë nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel.

Gridel do të kërkojë që të hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare, rregull që ekziston që nga viti 1965, kur u aplikua për herë të parë në finalen e Kupës së Kupave mes Duklës së Pragës dhe Budapest Honvedit.

Kjo kërkesë ka krijuar shumë debat, ndërkohë që është propzuar edhe një "e mesme e artë", që ky gol të mos vlejë në rast se do të duhet koha shtesë prej 30 minutash për të shpallur fituesin.

Të fundit