Flash News

KRYESORE

UEFA shpall golin e vitit, Juventus e pësoi por nuk kursen fjalët e mira

UEFA shpall golin e vitit, Juventus e pësoi por nuk kursen fjalët e

UEFA ka shpallur ditën e sotme fituesin për golin e vitit dhe ashtu sikur se pritej, pas votimit është zgjedhur goli i Cristiano Ronaldo-s në ndeshjen kundër Juventusit në Champions.

Sulmuesi portugez e realizoi këtë gol në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj skuadrës që është transferuar këtë verë nga Real Madrid për 100 mln euro.

Goli i 33-vjeçarit ka marrë 197, 496 vota, ndërsa vendi i dytë, Dimitri Payet, me magjinë e tij kundër Leipzing në çerekfinale të “Europa League”, ka marrë 35, 3558 vota.

Podiumin e mbyll futbollistja Eva Navarro, spanjollja që ndëshkoi Gjermaninë në Kampionatin Europian U-17. Për të kanë shkuar 23, 558 vota.

Kthehemi te vendi i parë pasi Juvventus i ka bërë një dedikim të veçantë Ronaldos. Në rrjetet sociale ‘zonja e vjetër’ ka shkruar: “Urime Cristiano Ronaldo. Goli i sezonit nga UEFA është i yti.”

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe reagimi i Cristiano Ronaldos. Me një status në rrjetet sociale futbollisti ka shkruar: “Faleminderit të gjithëve që votuat për mua. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment, veçanërisht për reagimin e tifozëve në stadium.”

Të fundit