Flash News

KRYESORE

UEFA zgjedh arbitrin që do të gjykojë finalen e “Champions League”

UEFA zgjedh arbitrin që do të gjykojë finalen e “Champions

Arbitri që do të gjykojë finalen së madhe të ‘Champions League’ mes Realit të Madridit dhe Liverpooit, tashmë është vendosur nga UEFA dhe ai është serbi Milorad Mazic .

Komiteti i Arbitrave të UEFA-s zgjodhi Mazic si gjyqtarin kryesor të përballjes, i cili ka gjykuar 4 ndeshje në Champions këtë sezon, si dhe disa në ‘Europa League’.

Gjithashtu, arbitri 45-vjeçar ka drejtuar finalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s, vitin e kaluar, mes Kilit dhe Gjermanisë.

Përveç Mazic, arbitrat e tjerë që do të gjykojnë ndeshjen janë serbët Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic dhe francezi Clement Turpin.

Ndërsa arbitri i finales së Europa League mes Atletikos së Madridit dhe Marsejës do të jetë holandezi Björn Kuipers.

Finalja e “Champions League” do të luhet më 26 maj, në Kiev.

Të fundit