Flash News

KRYESORE

'UET' takon Haradinajn: Të hiqen barrierat për njohjen e diplomave

Rektori Tonin Gjuraj, bashkë me një delegacion të UET kanë zhvilluar një takim në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë takim u diskutua për arsimin e lartë në Shqipëri e Kosovë dhe kërkuan nga kryeministri Haradinaj të hiqnin çdo barrierë për njohjen e diplomave të studentëve të Kosovës në Shqipëri, veçanërisht të doktorantëve të Kosovës në UET.

Delegacioni i UET, kërkoi gjithashtu nga Haradinaj praninë e tij në forumet e 'UET' në datën 16 tetor, ofertë të cilën kryeministri e ka pranuar.

Në këtë takim u diskutua po ashtu dhe nxitjen e garës së hapur dhe të barabartë për cilësinë nga IAL-të në Kosovë e Shqipëri.

Të fundit