All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Uh na trullos trurin”, moderatorja komenton prezantimin e Alketa Vejsiut

All - Paragraf - 1

Mbrëmjen e djeshme ka nisur gara e kërcimit në Klan Tv “Dance With Me. Nën drejtimin e Alketa Vejsiut, ky reality show vjen në edicionin e tij të pestë.

All - Paragraf - 3

Shpesh herë e kritikuar nga tjerët, Alketa karakterizohet nga një shpejtësi në të folur. Kritika e radhës ka ardhur nga kolegia e saj, moderatorja Eva Idrizllari.

Përmes një postimi në Facebook, Eva ka tërhequr vëmendjen e Vejsiut duke i thënë se është shumë radiofonike dhe na trullos kur flet:

“U bëra kurioze për të parë programin "Dance With Me", por e ndërrova menjëherë kanalin pasi më tmerroi stili i prezantimit të Alketës.  Uhhhhh. Po pse mi e dashur artikulon me shpejtësi marramendëse, aq sa të trullos trurin kur të dëgjon?! Unë kam simpati për Alketën si një figurë televizive, por mënyra e saj e të folurit me kaq ritëm të ngutshëm është vërtetë stresuese. Prezantimi i një spektakli kërkon vërtet dinamizëm dhe entuziasëm, por kjo nuk do të thotë që prezantuesja t'i nxjerrë me super shpejtësi fjalët, por t'u japë frymëmarrjen e duhur. Je shumë radiofonike, ndërsa po drejton një format televiziv. Një këshillë dashamirëse, nga përvoja.”

Të fundit