Flash News

KRYESORE

"Uji mund të vrasë koronavirusin brenda 72 orëve"

"Uji mund të vrasë koronavirusin brenda 72 orëve"

Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar se uji mund ta shkatërrojë plotësisht koronavirusin e ri brenda 72 orëve.

Rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit - 90% e grimcave të virusit vdesin në ujë të temperaturës së dhomës në 24 orë dhe 99.9% brenda 72 orëve, sipas një studimi të Qendrës Shtetërore të Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR.

Uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2, thotë hulumtimi i publikuar të enjten nga Shërbimi Federale Ruse për Mirëqenie Njerëzore.

Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por ai nuk shumohet as në det, as në ujë të freskët, tregoi studimi.

Mbetet gjithashtu aktiv deri në 48 orë në çelik inox, linoleum, qelqi, plastikë dhe sipërfaqe qeramike.

Hulumtimi zbuloi se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiak janë efektivë kundër tij.

Po ashtu u zbulua se alkoolët etilike dhe izopropil me përqendrim 30% mund të vrasin deri në një milion grimcë të virusit në gjysmë minutë, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60% ishte i nevojshëm.

Dezinfektuesit me klor kanë të njëjtën efektivitet, duke pastruar plotësisht një sipërfaqe të Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave, sipas studimit.

Burimi: aa.com

Të fundit