Flash News

KRYESORE

Ukraina si Shqipëria, Mogherini kërkon ngritjen e Gjykatës kundër korrupsionit

Ukraina si Shqipëria, Mogherini kërkon ngritjen e Gjykatës

Përfaqësuesja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini nxiti sot autoritetet ukrainase të krijojnë një gjykatë të pavarur kundër korrupsionit, pas kritikave të bëra nga donatorët perëndimorë në lidhje me projektet aktuale të Kievit në këtë fushë.

Ajo theksoi rëndësinë e ngritjes së një gjkate të pavarur kundër korrupsionit, krejtësisht në përputhje me rekomandimet perëndimore, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin ukrainas, Volodymyr Groisman.

“Ashtu si qytetarët ukrainas, ne duam të shohim progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë”, shtoi Mogherini.

Lufta kundër korrupsionit të elitave ishte një prej kërkesave madhore të pjesëmarrësve në kryengritjen pro-europiane në sheshin ”Maidan” në vitet 2013-2014 dhe mbetet një prej kërkesave kryesore të Perëndimorëve që mbështesin pushtetin aktual, që ka dalë nga kjo lëvizje.

Dy struktura të ngjashme janë parashikuar të ngrihen në Shqipëri në kuadër të reformës në drejtësi, Spak-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por duke qenë se ato do të kenë në fokus korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, këta të fundit nuk po nxitohen për krijimin e tyre, ndryshe nga sa vepruan me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.

Të fundit