Flash News

KRYESORE

Ukraina sot mban zgjedhje të parakohshme parlamentare, cila parti është favorite

Ukraina sot mban zgjedhje të parakohshme parlamentare, cila parti

Sot në Ukrainë do të zhvillohet zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pak kohë më parë në Ukrainë u shpall president Volodymyr Zelensky, i cili shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shumë analistë e komentuan si taktikë të presidentit për të rritur fuqinë e tij tek ligjvënësi.

Sipas disa sondazheve partia e tij “Shërbyesit e Popullit” pritet të marrë 49.5 % të votave.

Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë llogaritet të marrë rreth 10.5 % të votave ndërsa partia Solidariteti Evropian e ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7 %.

Gjithashtu edhe Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko dhe partia “Zëri” e solistit të grupit të rockut Okean Elzi, Svyatoslav Vakarchuk pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 %.

Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës informon se në zgjedhje do të garojnë 2.746 kandidatë nga lista e 22 partive politike. Ndërsa për listën e 199 rajoneve zgjedhore, do të garojnë 3.085 kandidatë, edhe si partiake dhe të pavarur.

Të fundit