Flash News

KRYESORE

Ulen ndjeshëm temperaturat, dëborë në veri të vendit

Ulen ndjeshëm temperaturat, dëborë në veri të vendit

Dita e sotme, do të dominohet nga mot i kthjellët, por shumë i ftohtë.

Sipas meteoalb, orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të pakta dëborë në zonat Lindore dhe Juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët.

Gjatë ditës së diel, Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C mëngjesi në zonat e thella në Veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat Jugperëndimore.

Të fundit