Flash News

KRYESORE

Ulet numri i vdekjeve në Spanjë, shifra më e ulët që nga 23 marsi

Ulet numri i vdekjeve në Spanjë, shifra më e ulët që

Në raportimin e përditshëm, Spanja ka një numër më të ulët viktimash që nga data 23 mars. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 605 persona me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 15.843.

Ndërkohë infeksionet u rritën me 4.576 në gjithsej 157,022 persona të prekur. Gjithsej 67.572 pacientë kanë kërkuar trajtim spitalor, me 7.482 që ndodhen në kujdes intensiv, që është 111 më shumë nga e enjtja.

Me numrin e pacientëve që janë rikuperuar nga COVID-19 duke u rritur me 3.503 në 55.668 totali, presioni ndaj sistemit shëndetësor në Spanjë po ulet.

Ndërkohë situata duket tepër e përkeqësuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Të fundit