Flash News

KRYESORE

Ulja e rrogave dhe biseda me Chiellinin, rrëfehet titullari i Juves

Ulja e rrogave dhe biseda me Chiellinin, rrëfehet titullari i Juves

Juventusi u ka ulur rrogat futbollistëve dhe këta të fundit e kanë pranuar. Sulmuesi Douglas Costa tregon se shokët e tij kanë kuptuar situatën ku ndodhet klubi italian dhe tregon se ishin të gjithë dakord.

"Nuk e di se kur do të na thuhet të rifillojmë. Në këto momente nuk po punojmë, por po stërvitemi. Çështja e rrogave me futbollistët është e ndërlikuar, pasi në momentin që ia kërkon lojtarëve, këta të fundit ankohen.

"Ne kemi diskutuar gjithçka me njëri-tjetrin dhe e dinim se nëse situata do të bëhej më keq do të ndikonte dhe në të ardhurat tona. Duhet ta kuptojmë, pasi është diçka që ka prekur të gjithë klubet dhe ne nuk mund të fajësojmë Juventusin. Mendoj se nuk do të fillojmë më 3 prill, nëse gjërat shkojnë mirë, ne do të rifillojmë me 15 ose 20", - tha braziliani.

Të fundit