Flash News

KRYESORE

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e borës në disa zona të vendit

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e borës në disa zona të

Ulja e temperaturave prej ditësh ka rikthyer sërish reshjet e borës në disa zona të vendit.

Mësohet se sot janë zgjuar të zbardhur nga bora disa fshatra të qarkut të Dibrës, konkretisht në Selishtë, Arras, Kalanë e Dodës, ndërsa në disa zona të njësisë administrative Lurë bora ka arritur në 5 cm.

Si parashikohet moti për sot dhe nesër sipas meteoalb

Duke iu afruar mesditës pritet përmirësim i motit fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht edhe në zonat Lindore, ku edhe pasditja paraqitet me vranësira por me reshje të pakta në zona të izoluara. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territorin shqiptar.

Mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave në vend. Mëngjesi i së mërkurën ruan temperatura thuajse konstante por një rritje me të paktën 2-3°C sjellin orët e mesditës duke ngjitur MAX në rang vendi mbi 22°C.

Të fundit