Flash News

KRYESORE

Ulja në 6% e TVSH –së për turizmin do t’i jape efeket vitin tjetër

Ulja në 6% e TVSH –së për turizmin do t’i jape efeket

Shoqata e Turizmit e përshëndeti uljen në 6% të TVSH-së, por, për fat të keq, kjo ulje nuk ka ndikuar aspak në çmime apo cilësinë e turizmit në Shqipëri. Madje, në disa raste çmime janë rritur e cilësia është keqësuar. Kanë qenë vetë qytetarët që kanë denoncuar këto abuzime të resorteve, hoteleve dhe plazheve. Jo më larg se sot një pushues kosovar denoconte faktin se ka paguar 2000 lekë  një shezllon në Drimadha, apo kur një dhomë hoteli dosido në Durrës, për një natë i kalon të 70 apo 80 eurot. Pa llogaritur çmimet e çmendura të lokaleve.

Ndryshe nga sa u parashikua para hyrjes në fuqi, se ulja e TVSH për turizmin nga 20 në 6% nuk është shoqëruar me ndryshim të çmimeve të akomodimit në hotele apo në shërbime të tjera.

Përfaqësues të bizneseve akomoduese thonë se kjo ka ndodhur pasi prenotimet janë bërë para se të niste aplikimi i TVSH-së 6%, në muajin qershor.

Sipas Topuzit: “Të gjitha kontratat janë mbyllur përpara fillimit të këtij viti. Shpresojmë që efekti i çmimeve të ndihet në kontratat e vitit që kaloi. Bërja e TVSH-së 6% për hotelet e kthen Shqipërinë në një treg konkurues rajonal, pasi mesatarja e TVSH-së në hotele në rajon është mbi 7%”.

Përfaqësues të sektorit të hotelerisë shprehen se efektet e uljes së TVSH-së për qytetarët do të ndihen vitin e ardhshëm pas kalimit edhe të procesit të formalizimit të tregut.

“Ulja e TVSH-së bashkë me formalizimin e tregut dhe standardizimin e hoteleve do të bëj të mundur që një person i cili ka paguar një çmim deri sot për një standard, gradualisht do të marri një çmim më të ulët për këtë standard për të cilin ai ka paguar. Shpresojmë që vitin që vjen do të ketë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në çmime”, tha Topuzi.

Në vendin tonë numërohen rreth 4 mijë njësi akomoduese, ku bëjnë pjesë 1300 hotele, ndërsa pjesa tjetër janë resorte, bujtina dhe apartamente.

Të fundit