Flash News

KRYESORE

Ulje e pagave te Barcelona, presidenti zbulon përgjigjen e Messit

Ulje e pagave te Barcelona, presidenti zbulon përgjigjen e Messit

Barcelona vendosi të ulë 70% të pagave për shkak të situatës me COVID-19. Ekipi katalanas vendosi që përfitimet e lojtarëve të ulen si një formë për të shpëtuar nga kriza, ndërsa futbollistët ishin dakord me këtë ide.

Presidenti Joseph Maria Bartomeu tregon negociatat dhe fjalët e kapitenit që në bisedën e parë. "Messi më tha mua që në ditën e parë se kjo ulje duhet bërë.

"Propozimi erdhi nga kapitenët Është një gjest që tregon përkushtimin e tyre ndaj klubit. Ndoshta lojtarët janë irrituar prej gjërave të thënë nga njerëz brenda dhe jashtë klubit, të cilët nuk i dinë të gjitha. Negociatat janë bërë vetëm nga unë dhe Oscar Grau dhe ne nuk kemi thënë asnjë fjalë”, - tha numri një i klubit.

 

Të fundit