Flash News

KRYESORE

Ulje rrogash për të ardhur Neymar? Valverde del kundër Pique

Ulje rrogash për të ardhur Neymar? Valverde del kundër Pique

Te Barcelona gjërat nuk po ecin mirë. Edhe nëse skuadra fiton, problemet janë të dukshme dhe kryesisht jo teknike, por psikologjike. Trajneri Ernesto Valverde ka folur para ndeshjes me Levanten dhe mes të tjerash ka cekur dy tema, Antoine Griezmann dhe Neymar.

"Antoine po rritet dita-ditës në të gjitha aspektet. Ai është një lojtar që ka luajtur rregullisht. Ai do të luajë titullar vetëm nëse plotëson kërkesat e mia", - ka deklaruar tekniku.

Gerard Pique së fundmi deklaroi se shokët e tij të skuadrës kanë qenë dakord të ulin rrogat për rikthimin e Neymarit, por Valverde nuk e ka pohuar këtë. "Nuk e dija këtë. Askush nuk më ka propozuar që të ul rrogën".

Të fundit