Flash News

KRYESORE

Ulsi Manja ankohet për sekretaren e presidencës: Përdor gjuhë jo etike dhe ironike

Ulsi Manja ankohet për sekretaren e presidencës: Përdor

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi raportin e Komisionit të Ligjeve, në bazë të kërkesës së një grupi prej 55 deputetësh që kërkojnë shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Manja sqaroi para deputetëve se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Deputeti i PS, vijoi më tej duke u shprehur se Meta është thirrur në komisionin hetimor për të t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por ka refuzuar përmes sekretares së presidencës, e cila sipas tij, ka përdorur një gjuhë jo etike.

“Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve kam vënë në dijeni zotin Meta për datën e mbledhjes së komisionit për shkarkimin e Presidentit, që ti garantohet e drejta për tu dëgjuar në komision. Shkresës iu përgjigj sekretarja e Presidencës. Në këtë shkresë u përballëm me një gjuhë jo etike, ironike dhe aspak të denjë për kërkesën e dërguar prej nesh.Me anë të kësaj përgjigje ajo tregoi se Presidenti nuk donte të dëgjohej nga ligjet. Procedura vijoi në datën 24/06/2019 dhe 26/06/2019. Në dy mbledhje konstatuam se Presidenti ka nxjerrë dekretin 5/11/2018 ku u caktua data 30 qershor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve. Në përmbushje të kësaj date nisi edhe puna për përgatitjen e zgjedhjeve, ishte kryer regjistrimi i partive, ishin depozituar listat”, sqaroi Manja ndër të tjera.

Të fundit