Flash News

KRYESORE

Ultimatumet e Ramës për administratën, Gjosha: Po cënohet procesi integrues i vendit

Ultimatumet e Ramës për administratën, Gjosha: Po cënohet

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka kritikuar ashpër mënyrën se si kryeminstri Rama po bën show me shkarkimet masive në administratë, duke shkelur rëndë mënyrën institucionale të funksionimit të shtetit ligjor. Në një intervistë për Report TV, Gjosha shprehet se mënyra që po ndjek kreu i qeverisë me ultimatumet e tij për dorëheqje, pa ju nënshtruar më parë një analize është në kundërshtim të hapur me procesin e integrimit europian.

“Reforma në administratë nuk ka të bëjë me shkarkimin në masë të ca personave dhe emërimin e disa të tjerëve, pa u bazuar në asnjë kriter apo analizë. Kujto që mund t’i jetë kërkuar dorëheqja do të ishte mirë që së pari t’i ishte bërë një analizë. Më vjen keq që kërkon shkarkime në masë, kjo nuk është mënyra si funksionojnë institucionet. Ne duhet të kthehemi urgjentisht në rrugën institucionale. Ky është një proces kyç i integrimit dhe do të shikohet me kujdes nga Komisioni Evropian”.

Të fundit