Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ultimatumi i Ramës për gazetarët, reagon Këshilli Shqiptar i Mediave: Pse kërkesa e qeverisë është e jashtëligjshme
Këshilli Shqiptar i Mediave ka reaguar pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama se do të mbyllë mediat që përhapin panik përmes informacioneve të rreme.
Sipas KSHM, kërkesa është e jashtëligjshme, sepse ky ligj i referohet vetëm TV-ve dhe Radiove dhe nuk përfshin hapësirën globale, publike, falas të botës online, duke marre rastin e gazetës Dita, JOQ, apo të vajzës që kishte ripublikuar një lajm nga një portal italian mbi depozitat e Porto Romanos.
Deklarata e plotë:
Këshilli Shqiptar i Mediave po ndjek me shqetësim raportet e Qeverisë me median në situatën e rëndë të krijuar nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Rasti i parë ka të bëjë me një qarkore të dërguar portaleve online ku AKEP shprehet: “kerkojme URGJENTISHT publikimin e informacionit bashkelidhur, sic kerkohet ne shkresen e Ministrise se Mbrojtjes…” “si nje detyrim nga Ligji 45/2019 “Për mbrojtjen civile””.
KShM i kujton qeverisë që kërkesa është e jashtëligjshme, sepse ky ligj i referohet vetëm TV-ve dhe Radiove, (liçensat e të cilëve i shpërndan qeveria dhe frekuencat ku ato transmetojnë janë pronë e qeverisë), dhe nuk përfshin hapësirën globale, publike, falas të botës online.
KShM inkurajon portalet të botojnë të gjitha njoftimet që janë në funksion të ndihmesës së gjendjes, por, i kujton qeverisë që NUK mundet me ligjin në fjalë të urdhërojë asnjë portal që ta bëjë këtë aq më tepër përmes AKEP, një agjenci që nuk ka lidhje me ligjin në fjalë.
Rasti i dytë është bllokimi në FB i një editoriali të Gazetës Dita.
Kritikat ndaj qeverisë nuk mund t’i ndalojë askush, aq më tepër nën pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos nëse janë të bazuara.
Rasti i tretë ka të bëjë me bllokimin e aksesit në portalin JOQ në Shqipëri, një akt që bëhet në mënyrë të paligjshme. Qeveria nuk mund të ndalojë qytetarët e as portalet të denoncojnë keq-menaxhimin e situatës (aty ku ka) dhe për më tepër, nuk mund të bllokojë një portal të tërë për një publikim të vetëm. Rasti i JOQ reflekton qartë se çfarë do të ndodhë me mediat në të ardhmen nëse Qeveria kalon ligjin famëkeq të ashtuquajtur “kundër-shpifjes”. Qeveria ka të drejtën të dërgojë për ndjekje penale këdo që ka shkelur ligjet, qoftë dhe në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme, por, nuk mundet të mbyllë me anën e AKEP-it dhe instrumenteve të tjerë, pa një vendim gjyqësor, asnjë media.
Mediat, duhet të përmban nga përhapja e lajmeve të rreme. Media ka për detyrë që sidomos në këtë situatë të ruhet nga publikimi i lajmeve të paverifikuara që mund të përhapin panik. Çdo lajm, në këtë periudhë, para se të përcillet si i vërtetë duhet të verifikohet me shumë saktësi. Jo çdo citim, qoftë dhe nga sizmologë, duhet publikuar, nëse fjalët e thëna përhapin panik.
Gjithashtu, media duhet të evitojë të përdorë gjatë raportimit terminologji bombastike si “frikë”, “tmerr”, “apokaliptik”, etj, terma që nuk shprehin fakte por thjesht opinione të gazetarëve raportues.
Nga ana tjetër, Qeveria nuk duhet ta përkthejë gjendjen si një arsye për të ushtruar censurë mbi mediat, siç ishte rasti i Gazetës Dita dhe mbyllja e JOQ.
Së pari, Qeveria duhet të bëjë publike se cila është zyra dhe personat përgjegjës që në këtë situatë janë ngarkuar me monitorimin e medias, dhe, kryesorja, Qeveria duhet të bëjë të qartë se cilat janë pikat ku ajo u kërkon mediave të bëjnë kujdes.
Në këtë mënyrë, evitohet që situata e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të mund të përdoret në mënyrë selektive për të bllokuar shkrime apo goditur media.
Qeveria po ashtu, nuk mundet të arrestojë qytetarë vetëm se ripublikojnë lajme, siç ishte rasti i vajzës që ka ripublikuar një lajm nga një portal italian mbi depozitat e Porto Romanos.
Mënyra më e mirë për të qetësuar publikun e përballuar situatën nuk është përmes mbylljes së mediave, por përmes transparencës së vet dhe informimimit serioz, rigoroz e të vazhdueshëm mbi gjendjen, përfshirë dhe atë të depozitave në Porto Romano.
Por, për sa kohë që Qeveria lejon vetëm kamerat e ERTV të raportojnë mbledhjet e Qeverisë, kjo do të thotë që ajo bllokon aksesin e të tërave mediave në raportimin e saktë e të vërtetë të gjendjes e të situatës. Bllokimi i informacionit dhe zëvendësimi i tij me propagandë nuk ndihmon as në qetësimin e publikut e as në menaxhimin e panikut. Ndaj, faji nuk duhet kërkuar te qytetarët që drejtojnë sytë kudo munden për t’u informuar, për sa kohë qeveria e tyre nuk ua mundëson këtë.
Duke i bërë thirrje dhe një herë mediave të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve të paverifikuara, KSHM shpreson që Qeveria shqiptare do të bëjë kujdes në marrëdhëniet me mediat në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme
KËshilli Shqiptar i Medias, gazetarët e mediat që ajo përfaqëson, kërkojnë URGJENTISHT që Qeveria të mos kopjojë rastin famëkeq të Erdoganit që e përdori situatën e pas-Grushtit të Shtetit për të sulmuar, arrestuar, mbyllur e goditur mediat kritike; për të mbyllur gojën opinioneve të pavarura; dhe për të instaluar diktaturën e mendimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38