Ultimatumi i Ramës për portalet, Afrim Krasniqi i kujton ERTV-në: Koha për transparencë për çdo“kazan”

Një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për portalet, politologu i njohur Afrim Krasniqi i kujton se pjesë e këtyre medieve online është edhe ERTV, kanali televiziv i shefit të qeverisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Krasniqi i kujton Ramës se të hënën do të shikohet me shumë interes edhe qëndrimi i ERTV për legalizimin dhe regjistrimin online në QKB.

“Regjistrim i medieve / i portaleve online? Vendim i vonuar dhe i mirëpritur. Në pritje deri të hënën të shoh vendimin e regjistrimit edhe për ERTV kanalin televiziv të vetë kryeministrit, licencën, buxhetin, stafin dhe adresën! Koha për transparencë për çdo“kazan”, përfshirë ERTV “, shkruan Krasniqi.