Flash News

KRYESORE

Ultras Guerrils kundër Olsi Ramës dhe Erjon Braçes: Nuk na mallëngjen propaganda juaj!

Ultras Guerrils kundër Olsi Ramës dhe Erjon Braçes: Nuk na

Grupimi i tifozëve të Partizanit, Ultras Guerrils bojkotoi ndeshjen e fundit përballë Kukësit, ku të kuqtë humbën 3:1 pasi policia u kërkoi mjetet e identifikimit për të hyrë në stadium.

Ata kanë reaguar përmes një statusi në faqen e tyre mbi këtë ngjarje, duke theksuar se nuk mallëngjehen nga statuset propaganduese të Erion Braçes, as tentativat për shkarkim përgjegjësish te Ols Rames dhe as heshtja shurdhuese e presidentit Gaz Demi, ndërsa shtojnë se kontrolle të tilla bien ndesh me parimet e grupimit.

“Nuk na mallengjejnë as statuset propagande te Erion Braçes as tentativat për shkarkim përgjegjësish të Ols Rames e as heshtja shurdhuese e presidentit Gaz Demi, krejt indiferent ne kete situate. Edhe njehere ne jemi te paidentifikueshem, te pakontrollueshem dhe te pa manipulueshem ! Ecim me parimet, mentalitetin dhe me idealet e grupimit tone, te cilat jane te panegociuesheme ! Jo identifikimit, sidomos jo identifikimit selektiv sic tentuat ta beni heren e fundit !”, shkruajnë ata në rrjetin social “Facebook”.

Të fundit