Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mes pandemisë së KOVID-19, konsultimet në mbarë botën të Kombeve të Bashkuara dalin me një thirrje të fortë për hapa konkretë për pabarazitë, ndryshimet klimatike dhe për më shumë solidaritet
Në janar 2020, Kombet e Bashkuara nisën konsultimet globale për të shënuar 75-vjetorin e tyre. Përmes anketash dhe dialogjesh, ato i pyetën njerëzit për shpresat dhe frikërat e tyre për të ardhmen, gjë që përbën përpjekjen më ambicioze të Kombeve të Bashkuara deri më sot për të kuptuar pritshmëritë e tyre nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe nga Kombet e Bashkuara në veçanti. Kjo ishte, gjithashtu, edhe anketa më e madhe deri më sot në lidhje me prioritetet e rikuperimit nga pandemia e KOVID-19.Deri më 21 shtator 2020 kanë marrë pjesëmë shumë se një milion vetë nga të gjitha vendet dhe nga të gjitha fushat e jetës. Përgjigjet e tyre thellohen tek ajo çka dëshiron publiku në këto kohë shumë të vështira për botën. Ato po bëhen të njohura sot, ditën që përkon me përkujtimin zyrtar nga Asambleja e Përgjithshme të 75-vjetorit të Kombeve të Bashkuara nën logon: e ardhmja që duam, OKB-ja që duam. Gjetjet kryesore janë:
Prioritetet për veprim:
Të anketuarit nga të gjitha rajonet, moshat dhe grupet sociale ishin gjerësisht të bashkuar në prioritetet për të ardhmen.Mes krizës aktuale të KOVID-19, prioriteti më i afërt për pjesën më të madhe tëtë anketuarve ishte përmirësimi i aksesit në shërbimet bazë – kujdes shëndetësor, kanalizime, ujë të sigurt dhe arsim, pasuar me rritjen e solidaritetit ndërkombëtar dhe rritjen e mbështetjes për më të prekurit. Këtu përfshihet edhe adresimi i pabarazive dhe rikrijimi i një ekonomie më gjithëpërfshirëse.Sa i takon së ardhmes, shqetësimet më dominuese janë kriza klimatike dhe shkatërrimi i mjedisit natyror. Prioritete të tjera janë: garantimi i një respektimi më të madh të tëdrejtave tënjeriut, zgjidhja e konflikteve, adresimi i varfërisë dhe ulja e korrupsionit.
Perceptimet e OKB-së
Mbi 87% e të anketuarve besojnë se bashkëpunimi global është jetësor për adresimin e sfidave të sotme dhe se pandemia e ka bërë edhe më urgjente nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar. 75 vjet pas themelimit, gjashtë në dhjetë të anketuar besojnë se OKB-ja e ka bërë botën një vend më të mirë. Sa i takon së ardhmes, 74% e shohin OKB-në si ‘thelbësore” në adresimin e këtyre sfidave.Megjithatë, të anketuarit duan qëOKB-ja të ketë ndryshime dhe risi: të jetë më gjithëpërfshirëse e diversitetit të aktorëve në shekullin e 21-të dhe të bëhet më transparente, më e përgjegjshme dhe më efikase.“Gjatë gjithë këtij viti përvjetori, jemi angazhuar në një bashkëbisedim global. Dhe rezultatet janëmbresëlënëse. Njerëzit mendojnëthellë – ata shprehin, gjithashtu, edhe një dëshirë të madhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe solidaritet global. Tani është momenti që t’u përgjigjemi këtyre aspiratave dhe t’i përmbushim këto qëllime. Në këtë përvjetor të 75-të, jemi përballë momentit tonë të 1945-ës. Dhe ne duhet t’i përgjigjemi këtij momenti. Duhet të demonstrojmë unitet si kurrë më parë për kapërcimin e emergjencës së sotme, ta bëjmë botë që të lëvizë, të punojë e të begatohet sërish dhe të ruajmë vizionin Kartës”. – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të bashkuara,António Guterres.
Konteksti
Në janar 2020, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara lançoi iniciativën e UN75, jo si një festim, por si bashkëbisedimin më të madh të botës për sfidat globale aktuale dhe për boshllëkun mes së ardhmes që duam dhe asaj se ku do arrijmë nëse vazhdojnë tendencat aktuale.Sekretari i Përgjithshëm e pa UN75 si njëmundësi për të dëgjuar njerëzit, të cilëve OKB-ja u shërben dhe për të identifikuar prioritetet dhe sugjerimet e tyre për një bashkëpunim më të mirëglobal.
UN75 nisi për të kuptuar më mirë shpresat dhe frikërat e njerëzve për të ardhmen, duke i ftuar të gjithë kudo për të imagjinuar të ardhmen që ata dëshirojnë dhe për të kontribuar me ide për mënyrën se si mund të bëhet kjo realitet, duke ndërtuar një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme, për të gjithë.Përmes anketave formale dhe joformale dhe dialogjeve të mbajtura në të gjithë botën, ky proces u ndërtua për të bërë një lloj inventari të shqetësimeve globale de për të mbledhur pikëpamjet nga e gjithë bota për të kuptuar se çfarëbashkëpunimi global është ai që kemi nevojë. Ai ishte projektuar, gjithashtu, në mënyrë të tillë që të mund të ri-imagjinojmë rolin që mund të luajnë Kombet e Bashkuara me ndihmën për adresimin e sfidave globale.Me vështirësimin e takimeve fizike prej pandemisë në shumë vende të botës, kjo iniciativë rriti përpjekjet për të kontaktuar me njerëzit online, duke e zgjeruar anketimin një-minutësh dhe mbulimin e mediave sociale, duke e zhvendosur dialogun online, aty ku ishte e mundur.
Në të njëjtën kohë, i kushtoi më shumëvëmendjedhe burime komunikimit me ata që nuk kanë akses në internet: duke punuar me zyrat e Kombeve të Bashkuara dhe partnerë të tjerë në terren, si dhe përmes komunikimeve me telefon dhe mesazhe telefonike.Me shtimin e disa pyetjeve lidhur me rikuperimin nga pandemia, u bë e mundur që të zhvillohej anketa globale më e madhedhe më e larmishmja deri më sot për prioritetet pas KOVID-19.Deri më sot, në këtëanketë një-minutëshe kanë marrë pjesë më shumë se 1 milion vetë në të gjitha Shtetet Anëtare dhe Vëzhguese të OKB-së dhe janë zhvilluar më shumë se 1,000 dialogje në 82 vende të botës. Përveç kësaj, 50,000 vetë nga 50 vende morën pjesë në anketimin e pavarur nga Edelman dhe Pew Research Center dhe u krye analiza e inteligjencës artificiale të mediave sociale dhe atyre tradicionale në 70 vende, së bashku me hartëzimin kërkimor akademik she shkencor në të gjitha rajonet.
Së bashku, ato përfaqësojnëpërpjekjen më ambicioze të OKB-së për realizimin e një verifikimi të realitetit në shkallë globale dhe për të dëgjuar nga “ne, njerëzit” mbi prioritetet dhe zgjidhet e sugjeruara të sfidave globale, duke dhënë kështu përgjigje të thelluara mbi të ardhmen që duam dhe OKB-në që na duhet.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38