Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“Unaza e Madhe”, Lubonja: Pse duan t’i zgjerojnë rrugët e makinave kur thonë ecni me biçikleta?
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar debatin sa i takon zgjerimit të Unazës së Madhe në Tiranë në zonën e Astirit.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se të gjitha analizat të çojnë se këtu po punohet për të përfituar një grup njerëzish, duke ju referuar çmimit të vendosur, 40 milionë euro.
Lubonja tha se nuk ka një strategji pasi nga njëra thuhet që qytetarët të lëviznin me biçikleta dhe nga ana tjetër zgjerojnë rrugët e makinave.
“Të gjitha analizat të çojnë se këtu punohet për të përfituar një grup njerëzish.
Vendoset për tu shpërndarë me ca klientë për t’u pastruar në dëm të gjithë komunitetit.
Pse duan t’i zgjerojnë rrugët kur thonë ecni me biçikleta? Këtu s’ka as strategji. Këtu ka vetëm ha, kafsho e ik”, u shpreh ndër të tjerash Lubonja.