Flash News

KRYESORE

‘Unaza e Re’, ARRSH në konferencë: Këto do jenë tre mënyrat e kompensimit për banorët. Do publikojmë emrat e inxhinierëve

‘Unaza e Re’, ARRSH në konferencë: Këto do jenë

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qëndro ka dalë sot në konferencë për të dhënë detaje për zbatimin e projektit te ‘Unaza e Re’ në Tiranë. Qëndro deklaroi se tashmë do të fillojë procesi fundor për vlerësimin e banesave që janë me vërtetim pronësie.

“Tani do të fillojmë procesin fundor të vlerësimit të banesave që janë me vërtetim pronësie. Këto grupe do të shkojnë në çdo banesë që ka vërtetim pronësie për të bërë vlerësimin sipas ligjit”, tha Qëndro.

Kreu i ARRSH-së theksoi se do të bëjë publike edhe emrat e inxhinierëve që do të bëjnë vlerësimin e banesave, në mënyrë që qytetarët të njihen me ta.

“Grupet e punës unë do t’i bëjë publike në media, që do të thotë, inxhinierët që do të merren me vlerësimin do të jenë të publikuar me emra në mënyrë që qytetarët ta dinë se kush do u paraqitet”, tha kreu i ARRSH-së.

Sa i përket mënyrës së kompensimit për banorët, Afrim Qëndro deklaroi: “Do marrin bonuese qira për 3 vite; do të ketë vlerësim me banesa sociale; dhe nga ana tjetër do jepen kredi të buta.”

“Ka shumë objekte që projekti i kap në 1/3 ose më pak, kur janë me dokumentacion të rregullut. Në këto raste ne do të bëjmë një rivlerësim të objektit, në bashkëpunim me qytetarin.”

Të fundit