Flash News

KRYESORE

“Unaza e Re”, ARRSH: Përfunduam dosjet për dëmshpërblimin e 46 objekteve

“Unaza e Re”, ARRSH: Përfunduam dosjet për

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka përfunduar procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta - Sheshi Shqiponja.

“Aktualisht, ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për ti përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pronarët e këtyre objekteve, kishin dorëzuar dosjet e dokumenteve të pronësisë pranë ARRSH-së.

 

Të fundit