Flash News

KRYESORE

“Unaza e Re”, Basha i bashkohet protestës: Qeveria po sillet si bandë për t’i përçarë banorët

“Unaza e Re”, Basha i bashkohet protestës: Qeveria po sillet si

Banorët e “Astirit” kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë në mbrojtje të shtëpive të tyre, të cilat parashikohet të prishen për projektin e “Unazës së Re”.

Në këtë ditë të 29-të të protestës, kreu i PD Lulzim Basha iu është bashkuar qytetarëve për t'iu ofruar atyre mbështetje.

I pyetur se si mund ta zgjidhte situatën nëse do të ishte në krye të bashkisë, Basha është përgjigjur se fillimisht do të vlerësonte projektin nga fillimi, për vlerën që ka për qytetarët, do e konsultonte me banorët, dhe pasi të bindeshin palët për vlerën e projektit do fillonin punimet me shpenzime të përballueshme për buxhetin e shtetit.

Sipas Bashës, arrestimet dhe manovrat e Ramës për të përçarë banorët nuk do të funksionojnë. “Qeveria po sillet si bandë për t’i përcarë banorët”, shprehet Basha.

 

Të fundit